Muzeu Rijksmuseum, në kryeqytetin e Holandës, Amsterdam, i cili është muzeu më i madh në vend dhe ndër më të vizituarit në botë, tërheq vëmendjen e vizitorëve.
Rijksmuseum, është një muze kombëtar holandez i vendosur në Museumplein në Amsterdam. Në muze janë ekspozuar pjesë të artit, artizanatit dhe historisë. Muzeu ka një koleksion të madh pikturash nga Epoka e Artë holandeze dhe një koleksion i konsiderueshëm të artit aziatik.
Muzeu përmban piktura nga piktorë të njohur botërisht si Rembrandt, Jacob van Ruysdael, Frans Hals, Johannes Vermeer, Jan Steen, e shumë të tjerë. Muzeu strehon gjithashtu bibliotekën më të madhe të historisë së artit në Holandë.
Muzeu u themelua në Hagë në vitin 1800 për të ekspozuar koleksionet e sundimtarëve të qytetit holandez, të quajtur “stadhouders”.
Muzeu në 1808 u zhvendos në Amsterdam me urdhër të Louis Bonaparte, vëllai i Napoleon Bonapartit, mbretit të Holandës. Pikturat në pronësi të qytetit të Amsterdamit, duke përfshirë ‘The Night Watch’ të Rembrandt, u përfshinë në koleksion./abcnews/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...