Kosova për herë të parë është bërë me Strategjinë Shtetërore të Sportit 2025-2030.
Me këtë rast ky dokument goxha i rëndësishëm për sportin, është miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
E prezantimin e bëri zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.
Osmani bëri të ditur se cak janë katër objektiva strategjikë.
“Qeverisja e mirë dhe integritet në sistemin e sportit, avancim i performancës sportive në arenën ndërkombëtare, ndërtim i një shoqërie të shëndetshme aktive, si dhe fuqizimi i diplomacisë publike dhe zhvillimit ekonomik përmes sportit”, tha Osmani në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë njofton Klankosova.tv
E dyta e MKRS-së theksoi se kostoja e kësaj strategjie është mbi 338 milionë euro për periudhën gjashtëvjeçare.
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...