Islanda iu ka dëshiruar mirëseardhje refugjatëve të parë nga Siria që kanë arritur në këtë shtet.
Grupin prej gjashtë familjeve sirianë në aeroportin Reikjavikut e ka pritur hiq më pak se kryeministri i Islandës Sigmundur Gunlaugson, zyra e shtypit e të cilit njoftoi se ai kishte shprehur dëshirën që të ardhurve në Islandë t’u thotë që të ndihen si në shtëpi të tyre, transmeton AFP.
“Faleminderit Islandë. Ky është shtet i mrekullueshëm”, ka thënë një refugjat shkruajnë mediat vendore.
Pritet që në Islandë së shpejti të arrijnë edhe katër familje nga Siria derisa disa prej tyre kanë refuzuar që të shkojnë në këtë vend që është më shumë se 5 mijë kilometra larg nga Siria.
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...