Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në krye me gjeneralin Nuredin Lushtaku.
Kështu u bë e ditur në konferencë për medie të AAK-së.
“Faleminderit për besim dhe na priftë e mbara. Kemi rrugëtuar bashkë dikur dhe do të vazhdojmë tutje. Zyrtarisht edhe sot e konfirmojmë koalicionin tonë AAK-Nisma, ku u është bashkuar edhe ‘Lista Ideali’ në krye me Nuredin Lushtakun, një luftëtar i hershëm dhe i zoti”, tha Haradinaj.
“Ne besojmë në bashkim të forcave që do bëjmë ndryshime. Dikur bashkëluftëtar, tash do të jetë në shërbim të Kosovës”, tha kreu i Nismës, Fatmir Limaj.
Kurse gjeneral Lushtaku tha se Kosova ka nevojë për udhëheqës që kanë dhënë kontribut për vendin.
“Jam i lumtur që jam në mesin tuaj që keni kontribuar për vendin, si në luftë, ashtu edhe tani. Kosova ka tashmë ka nevojë për njerëz që kanë dhënë kontribut për vendin”, tha Lushtaku./rtk
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër