Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet ku ka pasur edhe gjuajtje me armë zjarri.
Sipas raportit të policisë, se në këtë përleshje ishin përfshirë katër persona dhe se të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore, shkruan Arbresh.info.
Rasti ka ndodhur në rrugën Hil Mosi rreth orës 16:59.
“Raportohet se katër të dyshuar meshkuj/kosovar janë përleshur në mes veti ku ka pas edhe të shtëna me armë zjarri, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë TT, një karikatorë i zbrazur, pesë predha dhe një qese substancë e dyshuar narkotike.
“Lidhur me rastin janë arrestuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe njeri nga ta i moshës se mitur është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia./Arbresh.info/
“Vëllai im të dua shumë”, Rama telefonon Thaçin në Hagë
Marshimi historik në Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon ç...
Gjyqtarët anglezë referojnë ndeshjen Drita – Celje
Fillojnë bisedimet e paqes në Gjenevë
Sherr mes pesë të miturve në Kukës, lëndohet një 15-vjeçar
Kurti mirëpret në takim Begajn në 18-vjetorin e Pavarësisë s...