Prishtina dhe Ballkani kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të dielën në ‘Fadil Vokrri’.
Prishtinasit dhe kampionët në fuqi të Kosovës, u përballen në derbin e xhiros së 14-të të elitës së futbollit tonë.
Bleart Tolaj në minutën e 32-të shënon pas asistimit të Lindon Emerllahut, duke kaluar Ballkanin në epërsi prej 0-1, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë e kësaj përballje.
Fraksioni i dytë i kësaj sfidë, solli ndeshje interesante, derisa Prishtina përmes Leotrim Kryeziut në minutën e 61-të gjeti golin e barazimit.
Deri në fund të ndeshjes, të dy skuadrat e kërkuan golin e fitores, megjithatë, kjo ndeshje u mbyll baras 1-1.
Pas këtij barazimi, Ballkani renditet e dyta me 26 pikë, dy me pak se lideri i tabelës, Drita, kurse, Prishtina zë vendin e katërt me 22 sosh./rtk
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...
Abdixhiku kundërshton buxhetin për tri arsye, njëra për Pris...
Buxheti 2026, Murati: Të hyrat 3.64 miliardë euro – pj...
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...