Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata që kanë pasur pak mundësi të fitojnë azilin, janë ndihmuar financiarisht që të largohen vullnetarisht nga Gjermania këtë vit.
Deri në tetor, 8.263 njerëz janë larguar nga Gjermania dhe janë ndihmuar financiarisht përmes një programi federal.
Qeveria gjermane ka bërë të ditur se emigrantët e varfër mund të financohen për biletë aeroplani, autobusi apo për ndihmë mjekësore përmes një program qeveritar për azilkërkuesit.
Sipas Qeverisë, fondet e miratuara për këtë vit për programin shkojnë në më shumë se 8.2 milionë euro.
Në përgjithësi, dëbimet janë më të shtrenjta sesa largimet vullnetare.
Një polic gjerman duke kryer kontrolle në kufirin me Austrinë. 10 shtator 2024.
Leif-Erik Holm, deputet i Parlamentit gjerman, prej partisë të së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë, ka thënë se shteti “duhet të shfrytëzojë secilën mundësi për t’i bindur azilkërkuesit dhe të huajt tjerë, që duhet të largohen nga shteti, që të veprojnë sa më shpejt ashtu”.
Numri i personave që janë ndihmuar financiarisht për t’u larguar nga vendi është pak më i lartë këtë vit, në krahasim me vitin paraprak./rel/
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...
Luis Enrique pranë rinovimit me PSG-në, zbulohen detajet e k...