Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit në veri.
Ai është shprehur se thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët e thjeshtë dhe tha se siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet për qeverinë, përcjell Klankosova.tv.
“Policia jonë gjatë tre ditëve të fundit ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme armatimi, siç shihet në foto, ku përfshihen armë dhe granata në veri të vendit”.
“Thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët e thjeshtë që alarmojnë policinë. Siguria e njerëzve dhe siguria e të gjithë vendit mbeten një prioritet kyç për qeverinë tonë, veçanërisht kur përballemi me kërcënime të tilla të afërta për sigurinë tonë kolektive”, ka shkruar Kurti.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...