Policia e Kosovës del me njoftim për kujdes të shtuar pjesëmarrësve në komunikacion, shkaku i kushteve atmosferike në vend.
Tutje policia tha se: “Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqëruara me erë, kjo ka bërë që në disa lokacione disa rrugë të jenë të mbuluara nga uji, po ashtu tani në orët e vona dukshmëria të ulet ndjeshëm.”, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë kësaj kohe, janë raportuar të kenë ndodhur edhe aksidente në rrugët e vendit, përfshirë aksidente në autostradë.
E krejt në fund policia tha se: “Me qëllim që të rritet vigjilenca dhe kujdesi, apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të përqendruar në ngasje dhe t’ia përshtatin shpejtësinë kushteve të rrugëve”./Arbresh.info/
E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e r...
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore