Çmimi i një bitcoini arriti nivelin prej 97 500 dollarë, duke shënuar rritje prej rreth 4,3 për qind në baza ditore. Kriptomonedha më e madhe arriti një nivel rekord prej 97 862 dollarësh gjatë ditës, me fitimet vjetore që arritën rreth 160 për qind.
Gjatë periudhës së fundit 24-orëshe, çmimi i një bitcoini kishte nivel më të ulët prej 92.926 dollarë dhe nivel më të lartë prej 97 862 dollarë. Para zgjedhjeve në SHBA, bitcoin ishte përafërsisht 70 mijë dollarë dhe fitoi ndjeshëm në vlerë pas fitores së Donald Trumpit.
Tregu pret zhvillime pozitive për kriptovalutat pas fitores së Trump-it, pasi ai u zotua se SHBA do të jetë “kryeqyteti i kriptove” i botës.
Madhësia e tregut të bitcoinit ka qëndruar kohët e fundit në 1,93 trilionë dollarë, sipas shifrave nga “Coinmarketcap”, një faqe web që përcjell çmimeve të aseteve.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit