Kombëtarja e Kosovës në basketboll, sonte në Bern, do të përballet me Zvicrën.
Zviceranët dhe Dardanët do të ballafaqohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027, derisa tri ditë më vonë, Kosova do të luajë në Dublin kundër Irlandës.
Kombëtarja jonë ka disa ditë që është duke u përgatitur për këto dy sfida tejet të rëndësishme.
Atmosfera në taborin e skuadrës sonë është mjaft e mirë dhe se të gjithë lojtarët janë gati për duelin me zviceranët dhe irlandezët.
Kosova ka një fitore dhe një humbje, derisa Zvicra ka dy fitore në dy ndeshje.
Azerbajxhani ka po ashtu një fitore e një humbje, kurse Irlanda është e fundit me dy humbje.
Ndeshja Zvicër-Kosovë fillon në orën 19:30./rtk
Tahiri komenton deklaratat e Gecit: Kushdo që fyen Thaçin e ...
Kosovari humb jetën tragjikisht në një aksident në Zvicër
Dënimet e përjetshme forcojnë parandalimin e krimit
Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullah...
Futbollistja kroate bëhet virale me paraqitjen në Coachella
Gjykimi i krerëve të UÇK-së në Hagë, Rama: Fola me Trumpin, ...