Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në Qendrën policore në Gjorçe Petrov ka zhvilluar takim pune me ambasadoren gjermane, SH.S. Petra Dreksler dhe përfaqësues të policisë intervenuese gjermane, ku është dorëzuar një donacion për nevojat e policisë intervenuese.
MPB-ja kumtoi se Toshkovski theksoi se donacioni i përgjithshëm i përbërë nga 120 komplete “anti-trauma” për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në fazën e parë dhe mbështetje për automjete të specializuara për RQP, pajisje shtesë dhe trajnime në fazën e dytë do të forcojë ndjeshëm kapacitetin e funksionimit operacional të kësaj njësie dhe do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së banorëve të kryeqytetit.
“Në takim u diskutua edhe për planin e trajnimeve për vitin e ardhshëm, të cilin kjo njësi po e realizon me mbështetjen e ambasadës gjermane me qëllim të rritjes së kapaciteteve operacionale. Në fund, ministri Toshkovski edhe një herë shprehu mirënjohje të madhe dhe gatishmëri të madhe për bashkëpunim të mëtutjeshëm, mbështetje dhe thellim të marrëdhënieve të përbashkëta me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në kumtesë./telegrafi/
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...