Ylli i Interit, Lautaro Martinez shënoi një gol spektakolar për Argjentinën kundër Perusë mbrëmë, duke barazuar numrin e golave të legjendës Diego Armando Maradona për La Seleccion.
Lautaro Martinez shënoi golin e tij të 32-të ndërkombëtar të martën mbrëma në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës kundër Perusë.
Kjo do të thotë që ‘El Toro’ tani është golashënuesi i pestë më i mirë në vendin e tij, së bashku me legjendën e futbollit Maradona.
Më shumë kanë vetëm Hernan Crespo (35 gola), Sergio Aguero (42), Gabriel Omar Batistuta (54) dhe Leo Messi (112 gola).
Lautaro gjeti rrjetën në minutën e 55-të me një gol mahnitës me gërshërë duke çmendur tifozët në Estadio Bombonera.
“Jam i lumtur sepse e gjithë familja ime erdhi këtu dhe unë gjithmonë dua të jap më të mirën time”, ka thënë fillimisht Lautaro për TyC Sports.
“Ky vit ishte vërtet shumë pozitiv dhe e mbyllëm me fitore”.
“Ishte një vit spektakolar për sa i përket paraqitjeve, golave dhe lojërave të luajtura. Dua të vazhdoj të luaj dhe të përmirësohem dita ditës”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/
Pesë serbë ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votues...
Çfarë mesazhi dërgojnë studentët protestues në Serbi me “Mem...
Incidenti me dronin, Estonia mbyll hapësirën ajrore me Ukrai...
Bëhet viral reagimi i Neymarit pas mësoi ftesën nga Brazili ...
56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Skenderaj, nisin hetime...
Kurti mori pjesë në Forumin e Agrobiznesit Itali-Kosovë