UEFA ka njoftuar se ka nisur procedurat për ndeshjen mes Kosovës e Rumanisë që u ndërpre disa minuta para fundit.
Kjo ndeshje e vlefshme për raundin e pestë të Ligës së Kombeve e luajtur në Bukuresht të premten, u ndërpre pas largimit të futbollistëve kosovarë nga fusha, me vendim të kapitenit, Amir Rrahmanit, pasi në publik filluan thirrjet, “Serbi, Serbi”, shkruan Arbresh.info.
Rezultati deri në momentin e përfundimet e ndeshjes ishte 0-0.
Përkundër insistimit të gjyqtarit për të kthyer futbollistët “Dardan”, ata nuk u kthyen dhe gjyqtari u detyrua ta përfundojë ndeshjen aty, për t’ia lënë vendimin final UEFA-s.
Gjatë ditës së sotme është bërë e ditur në faqen zyrtare të shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, se kanë filluar procedurat për dy Federatat.

“Procedura disiplinore është nisur kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s pas ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës të luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani”, thuhet një njoftim.
Pas pesë ndeshjeve Rumania kryeson tabelën e grupit C2 në Ligën e Kombeve me 15 pikë, tri më pak ka Kosova./Arbresh.info
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...
Vendet e Gjirit i bëjnë thirrje Këshillit të Sigurimit të OK...
Mashtrim milionësh në Ferizaj, arrestohet i dyshuari për tje...
Atletico arrin marrëveshje me një tjetër lojtar të Atalantas
Osmani organizoi pritje me rastin e largimit nga detyra, zyr...