Legjenda e Hungarisë dhe trajneri Adam Szalai, i cili pësoi atak kardiak në ndeshjen ndaj Holandës, ka dhuruar një përditësim pozitiv nga spitali.
Ndeshja e cila u zhvillua në Amsterdam përfundoi me rezultat të thellë 4-0 në favor të Holandës, teksa kjo sfidë ishte ndërprerë për më shumë se 10 minuta pas një urgjence mjekësore.
Gjyqtari Jesus Gil Manzano sinjalizoi për ndaljen e ndeshjes pasi trajnerit Szalai iu përkeqësua papritmas gjendja, me dëshmitarët që thanë se kishte pësuar një krizë.
Lojtarët dhe stafi i të dyja kombëtareve mbetën të shokuar nga kjo situatë, veçanërisht ylli i Liverpoolit dhe kapiteni i Hungarisë, Dominik Szoboszlai, i cili u pa në lot.
Szalai tashmë ka dhuruar një përditësim pozitiv të gjendjes së tij nga spitali ku po trajtohet, duke lehtësuar të gjithë tifozët e futbollit.
“Faleminderit për kaq shumë mesazhe, unë jam mirë”, ishte mesazhi i shkurtër i Szalai në rrjetet sociale.
Pas rifillimit të ndeshjes, Federata Hungareze e Futbollit përmes një njoftimi zyrtar kishte bërë me dije se është përmirësuar gjendja e Szalai dhe se ai është i vetëdijshëm./Telegrafi/
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë