Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka pritur sot në takim Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Hargreaves përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, tha se me Kryeprokurorin Isufaj patën një bashkëbisedim të hapur dhe të sinqertë teksa shprehet i kënaqur për takimin.
“Kam kënaqësinë të mirëprita sot në Ambasadën tonë shefin e Prokurorisë Speciale, z. Blerim Isufaj. Është kënaqësi të punosh me të dhe të angazhohesh në një bashkëbisedim kaq të hapur dhe të sinqertë’’, ka shkruar ai.
“Mezi presim bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm”, ka shtuar më tutje ambasadori britanik në Kosovë./Arbresh.info
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...