Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, në një konferencë për media, komentoi bashkëpunimin e Shqipërisë me Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian të grupmoshave U21 në vitin 2017.
Ai theksoi se nuk kishte pasur asnjë lloj komunikimi me Shqipërinë për mundësinë e organizimit të këtij kampionati në një format bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë.
“Faktet duhen thënë, ne si ministri nuk jemi kontaktuar asnjëherë në raport me mundësinë e bashkë-organizimit të këtij kampionati. Pra ne kemi kuptuar që një gjë e tillë po ndodh në momentin kur është publikuar aplikimi i përbashkët Shqipërisë me Serbinë për ta organizuar këtë kampionat. Fatkeqësisht pas kritikave që kanë marrë, nga Federata e Shqipërisë është thënë që Kosova nuk është gati me infrastrukturë, kjo nuk qëndron, shumë shpejt vendin tonë e bëjmë lider në rajon për infrastrukturën e futbollit”, tha Ceku./Arbresh.info
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...