Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së mërkurës ka miratuar plotësim/ndryshimet në Ligjin për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky projektligj është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe do të kontribuojë në krijimin e një kornize ligjore më të fortë për ndalimin e aktiviteteve të pastrimit të parave në Kosovë.
‘Shqyrtimi i projektligjit kundër shpëlarjes së parave ministria e financave kanë hartuar projektligjin kundër shpëlarjes së parasë. Ky projektligj përcjell standardet e bashkimit evropian për lufte të suksesshme kundër krimit të organizuar dhe miratimi i këtij projektligji mundëson aplikimin e Kosovës për anëtarësim në zonën e vetme të pagesave evropiane”, tha Kurti.
Ndërsa, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ndryshimet në këtë Ligj janë të nevojshme për procesin integrues në Bashkimin Evropian. Ndryshimet, siç ka thënë Murati, janë bërë sipas direktivave të BE-së./Arbresh.info
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës