Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marr pjesë në ushtrimin fushor “Ujku i Çeliktë” i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ky është ushtrimi më i madh dhe më i sofistikuar i realizuar ndonjëherë nga FSK me pjesëmarrjen e mbi 1000 ushtarakëve, përcjell Arbresh.info.
“Një element i rëndësishëm i këtij ushtrimi është përdorimi i pajisjeve dhe armatimit modern, të cilat janë blerë dhe integruar në flotën tonë në këto vitet e fundit. Këto pajisje dhe ky armatim i blerë sipas standardeve të NATO-s, janë produkt i një strategjie të detajuar të investimeve tona në fushën e mbrojtjes”, thuhet në postimin e Kurtit.
Mes tjerash, kreu i ekzekutivit kosovar shtoi se është trefishuar buxheti për ushtrinë si dhe është dyfishuar numri i ushtarëve.
“Buxhetin për ushtrinë e kemi trefishuar, numrin e ushtarëve e kemi dyfishuar, trajnimet e ushtarakëve tanë jashtë vendit i kemi katërfishuar. Rritja e dukshme e buxhetit dhe investimi në përgatitje të personelit ushtarak është e shoqëruar me shumëfishim të investimeve në armatim”, tha Kurti.
“Më shumë investim në ushtri, do të thotë më shumë siguri për të gjithë qytetarët. E me përkushtimin, përgatitjen dhe gatishmërinë e ushtarëve e oficerëve tanë, që janë frymëzim për të gjithë ne, jemi të bindur se e ardhmja e Kosovës është në duar të sigurta”, tha në fund Kurti./Arbresh.info
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit
Një zjarr në një azil pleqsh në Sri Lanka vret 12 persona