Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka reaguar pas sulmit në Ferizaj ku katër kalimtarë rasti janë therur me thikë nga një person.
Në reagimin e AVONET thuhet se kjo ngjarje është tejet alarmante për sigurinë publike dhe sipas tyre, përbën një sinjal të qartë për pasigurinë publike me të cilën përballen qytetarët e Komunës së Ferizajt, përcjell Arbresh.info.
“Fatkeqësisht, incidentet e ngjashme, përfshirë therrjet dhe rrahjet e vazhdueshme, kanë ndikuar thellësisht në ndjenjën e pasigurisë me të cilën përballen qytetarët. AVONET shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen alarmante të sigurisë publike në Ferizaj, gjendje që vë në pah mungesën e efektivitetit të akterëve lokalë përgjegjës për këtë fushë. Është për të ardhur keq që Komuna e Ferizajt nuk mban në funksion një mekanizëm të rëndësishëm për garantimin e sigurisë, siç është Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi -KKSB. Ky forum, i cili ka për qëllim identifikimin dhe trajtimin e çështjeve të sigurisë publike, do të duhej të ishte në qendër të bashkëpunimit mes komunitetit dhe institucioneve”, thuhet në reagim.
“Në këtë kontekst, roli i bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Kosovës dhe komunitetit është thelbësor, bazuar edhe në Strategjinë për policinë në bashkësi. Fatkeqësisht, së fundmi ky bashkëpunim duket se është dobësuar, duke humbur efektivitetin e tij në adresimin e sfidave që përballet komuniteti. AVONET ngrit alarmin mbi mungesën e komunikimit mes institucioneve dhe qytetarëve, çka ndikon drejtpërdrejt në identifikimin dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike. Kjo situatë kërkon një reagim të menjëhershëm dhe një bashkëpunim të përforcuar për të rikthyer besimin dhe sigurinë publike”, thuhet më tej në reagim.
Në fund, AVONET shpreh solidaritetin e saj të plotë dhe lutet për shërimin e shpejtë të të lënduarve!/Arbresh.info
LEXO EDHE:
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...