Policia e Kosovës dje ka arrestuar një 51 vjeçar, i cili ishte në kërkim nga stacioni i policisë në Ferizaj me urdhëresë të gjykatës Themelore të Ferizajt, për veprën penale ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’
Sipas njoftimit, i dyshuari L.M ishte i dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 ditëve, shkruan Arbresh.info.
“Më datën 11.11.2024 rreth orës 04:00 në pikën kufitare Hani Elezit është ndaluar personi L.M (M/K), i moshës 51 vjeçar, i cili ishte në kërkim nga stacioni i policisë në Ferizaj me urdhëresë të gjykatës Themelore të Ferizajt, për veprën penale ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 25 ditëve.”, thuhet në njoftim.
“Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.”, thuhet tutje.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.”, bën të ditur policia./Arbresh.info/
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës