Chelsea dhe Arsenal kanë ndarë pikët në sfidën derbi të javës së 11-të në kuadër të Premier League.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar pa shumë raste shënimi, shkruan Arbresh.info.
Kai Havertz realizoi në minutën e 32-të, mirëpo goli i tij nuk u pranua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Ndërkohë kur kaluan një orë lojë, Arsenali shënoi tjetër gol me anë të brazilianit, Gabriel Martinelli, pas një asistimi fantastik të Martin Odegaard.
Por pas dhjetë minutave lojë, Pedro Neto, me një supergol barazoi shifrat.
Deri në fund dy skuadrat patën rastet e veta për të gjetur golin që do t’i jepte fitoren njërës apo tjetrës nga to, mirëpo asnjëra nga klubet nuk arriti të shënoj.
Pas këtij barazimi dy skuadrat kanë nga 19 pikë dhe ndajnë pozitën 3 dhe 4.
Chelsea ndeshjen e radhës e luan ndaj Leicesterit në udhëtim kurse Arsenali e pret në shtëpi Nottingham Forestin./Arbresh.info
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...