Një 37 vjeçar është vrarë me armë zjarri të enjten në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan.
Policia, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit, janë realizuar kontrollime në disa lagje të qytetit, përfshirë dy shtëpi, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes.
‘Gjilan / 07.11.2024 – 13:50. Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ku me vendim të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit përfshirë edhe dy shtëpi. Në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori dhe zyrtarët nga IML”, thuhet në raport./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...