Disa nga yjet më të mëdhenj të Hollywoodi kanë kërcënuar se do të largohen nga SHBA për shkak të fitores së Donald Trump ndaj Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale.
Trump këtë javë u rizgjodh president i SHBA-së dhe duket se yjet e Hollywoodit nuk janë të lumtur, madje shumë prej tyre kërcënojnë të largohen nga vendi.
Më parë, vajza transgjinore e mbështetësit të Trump, Elon Musk tha se planifikon të largohet nga vendi.Të njëjtin mendim ndan edhe ylli i filmit “Barbie” America Ferrera, e cila sipas DailyMail ka në plan të largohet nga ShBA në kërkim të një jete më të mirë për fëmijët e saj. Ajo besohet se po planifikon një jetë të re në Mbretërinë e Bashkuar me bashkëshortin e saj Ryan Piers Williams dhe djalin e tyre Sebastian, gjashtë vjeç dhe vajzën Lucia, katër vjeç.
“Amerika është mërzitur që Donald Trump të jetë përsëri president”, tha një burim i brendshëm për DailyMail, “Ajo është e shkatërruar për humbjen e Kamalës. Ajo mendoi se vendi ku jetonte ishte më i mirë se kaq”./telegraf/
LEAVE https://t.co/2z4161Ogk7
— Carlos santos (@Carloss45322412) November 7, 2024
E kryer, Maresca do të jetë pasuesi i Guardiolës tek Man Cit...
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...
Joao Pedro reagon pasi nuk u ftua nga Ancelotti në Kupën e B...
KQZ-ja shtyp fletëvotimet me procedurë të përshpejtuar, jep ...
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë