Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, ka mirëpritur vendimin për largimin nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3 të Atilla Kardesh.
Sipas njoftimit, Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës ka thënë se sot zhvilluan takim me Komisionin e Pavarur të Mediave ku shprehën shqetësimet e tyre lidhur me situatën e fundit të krijuar në këtë show televiziv.
“Sot patëm takim me Komisionin e Pavarur të Mediave, ku i shprehëm shqetësimet tona lidhur me reagimin tonë të fundit të dorëzuar dje si ankesë dhe kërkesë, e cila menjëherë gjeti mbështetjen edhe nga 38 organizata të tjera joqeveritare.
Si rrjedhojë e nismës së Rrjetit të Grave Gazetare të Kosovës, përkrahur edhe nga 38 organizata joqeveritare, u arritë qëllimi i përbashkët i shoqërisë civile për largimin e personit të akuzuar për dhunë fizike, psikologjike, ekonomike nga programi Big Brother VIP Kosova”, thuhet në njoftim.
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës të martën dorëzoi kërkesë në KPM ku bëri thirrje që programi Big Brother VIP Kosova 3 të mbyllej, kjo për faktin se personazhi Atilla Kardesh i cili iu bashkua këtij programi ishte denoncuar publikisht për dhunë fizike nga ish-bashkëshortja e tij Drenusha Latifi, e cila gjithashtu është pjesë e këtij programi.
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...
Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostal...
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për dep...