Sigal Prishtina ka mposhtur Proton Cable Prizrenin me rezultat të thellë 100-80, në kuadër të xhiros së tetë në elitën e basketbollit kosovar.
Kryeqytetasit e nisën më mirë takimin duke fituar çerekun e parë 33-19, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë pjesa e parë u mbyllë me rezultat 55-42, edhe në dy periudhat e fundit Prishtina vazhdoi dominimin dhe në fundi triumfoi me 20 pikë diferencë.
Më të dalluarit në fitoren e bardhekaltërve sonte ishin Josh Nzeakor me 25 pikë, Damire Burns që shtoi 23 tjera dhe bëri 18 kërcime.
Kurse për prizrenasit lojtari më i dalluar ishte John Ëalker me 15 pikë e shtatë kërcime.
Pas tetë ndeshjve, Prishtina ka pesë fitore e tre humbje, kurse Prizreni njoftohet me humbjen e gjashtë krahas dy fitoreve./Arbresh.info
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...