Portieri i kombëtares së Kosovës dhe i skuadrës angleze Ipswich Town, Aro Muriq, është kritikuar për formën e tij nga tifozët, sidomos pas humbjes 4-3 ndaj Brentfordit javën e kaluar.
Në ndihmë portierit kosovar i ka dalë trajneri i Ipswichit, Kieran McKenna, i cili tha se Muriq është një lojtar i ri i cili po ambientohet me ekipin.
“Ai ka pasur momente të mira dhe ka bërë disa pritje të mëdha. Ai është ende duke u ambientuar në një grup të ri, një stil të ri të lojës dhe me shokë të rinj të skuadrës”, tha McKenna, shkruan Eadt, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, McKenna tha se mendon që Muriq se ka një karakter të fortë dhe se kujdeset thellësisht për ta bërë më të mirën për klubin.
“Ai ka mbështetjen tonë, natyrisht, dhe si të gjithë lojtarët e tjerë, ai është përpjekur të stërvitet mirë dhe të jetë gati për të ndihmuar ekipin sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai.
Ipsiwchi nesër e pret Leicesterin me fillim nga ora 16:00 në kuadër të xhiros së 10-të të Premierligës angleze.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...