Në një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Yoav Gallant, Lloyd Austin tha se ata janë të gatshëm të mbrojnë Izraelin dhe aleatët e tij në rajon kundër Iranit dhe forcave të mbështetura nga Irani.
Në deklaratën nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) thuhet se Austin zhvilloi bisedë telefonike me Gallant.
Gjatë bisedës ku u diskutuan mundësitë për të ulur tensionet rajonale ndërkohë që sulmet e Izraelit në Gaza dhe Liban vazhdojnë, Austin përsëriti se vendi i tij është i gatshëm të mbrojë ushtarët amerikanë, Izraelin dhe aleatët e tij në rajon kundër “kërcënimeve nga Irani dhe forcat e mbështetura nga Irani”.
Austin përsëriti angazhimin e tyre për një nismë diplomatike që do të lejojë kthimin e sigurt të civilëve libanezë dhe izraelitë të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit në kufirin libanez. Në bisedë krahas kushteve të rënda humanitare në Gaza, Austin vlerësoi edhe mundësinë për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimin./abcnews.al
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...