Dogana e Kosovës njofton se ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
“Pas një procesi të plotë hetimor, Dogana e Kosovës ka larguar nga puna pesë zyrtarë dhe ka degraduar dy të tjerë. Ky hetim identifikoi prova për keqpërdorim të detyrës, që çoi në këto veprime. Të gjitha veprimet disiplinore janë në përputhje me standardet e brendshme dhe janë kryer me respektimin e procesit të rregullt, duke rikonfirmuar se Dogana e Kosovës nuk toleron asnjë formë të abuzimit të detyrës gjë që forconë angazhimin tonë për transparencë dhe llogaridhënie”, thuhet në njoftimin për media, përcjell Arbresh.info.
Siç thuhet në njoftimin për media, veprimet e ndërmarra tregojnë vendsomërinë e Doganës për të mbrojtur një institucion të besueshëm dhe transparent.
“Dogana e Kosovës është e njohur për efikasitetin dhe stafin e saj të çmuar. Këto vlera të stafit tonë të përkushtuar në sundim të ligjit dhe luftim të keqpërdorimeve, janë përcaktuese të rezultatit në luftimin e keqpërdorimeve. Veprimet e ndërmarra tregojnë vendosmërinë tonë për të mbajtur një institucion të besueshëm dhe transparent”, thuhet tutje në njoftim.
Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë përmes aplikacionit eDogana për cdo kontraband që mund të kenë në dijeni.
“Dogana e Kosovës vazhdon të ndërtojë një organizatë ku qytetarët mund të kenë besim se vepron me ndershmëri dhe përgjegjësi. Po ashtu, jemi të vendosur për përmirësim të vazhdueshëm dhe u bëjmë thirrje qytetarëve të raportojnë përmes aplikacionit tonë eDogana çdo praktikë të dëmshme apo kontrabandë që mund të kenë dijeni”, thuhet në njoftim./Arbresh.info.
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën