Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali iu përgjigj thirrjes së kreut të Partisë “Djathtas 1912”, i cili i kërkoi mazhorancës të ulej e të bisedonte me opozitën për të zhbllokuar situatën e tensionuar prej disa javësh në Kuvendin e Shqipërisë.
Spiropali tha se mazhoranca ishte e gatshme të ulej në çdo moment për të diskutuar me opozitën.
“Ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo kohë, ama të ulemi në karriget në të cilat na kanë zgjedhur qytetarët, jo ti djegim. Për zjarrin që vënë të tjerë, ju më mirë se kushdo e dini se cili është autor dhe arsyet. Por, duke mos i hyrë problemeve të brendshme tuajat, për të cilat edhe ju jeni bashkëvuajtës si ne të gjithë, po ju them edhe një herë, që jemi të gatshëm të ulemi në çdo tryezë, përfshirë Konferencën e Kryetarëve dhe Byronë dhe gjithçka tjetër, për të bërë të mundur që deputetët e nderuar të opozitës të gjejnë një mënyrë dinjitoze pë t’u kthyer sërish në Kuvend, siç e gjetëm në janar”, deklaroi kryeparlamentarja.
Spiropali tha se nuk mund të vijohet me përsëritjen në mënyrë ciklike të situatave artificiale që nuk burojnë nga problemet e parlamentarizmit të kësaj salle.
“E kuptoj që është e vështirë, por nuk mund të vijojmë në mënyrë ciklike të përsërisim situata të tilla, krejtësisht artificiale që nuk burojnë nga problemet e parlamentarizmit të kësaj salle, por burojnë nga problemet e thella që kanë partitë politike shqiptare”, tha ajo./atsh
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...
Formacionet zyrtare: Malisheva për fitoren e tretë radhazi, ...
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...