Shqipëria e ka rikrijuar forcën rezervë ushtarake.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Ai tha se qeveria e ka kaluar Projektligjin që e mundëson një gjë të tillë.
Sipas tij, se ky vendim ka ardhur si pasojë e situatës globale, por edhe si një plotësim i standardeve të NATO-s.
“Ka lindur nevoja që të krijojmë forcën rezerviste. Kjo i jep mundësi ushtarakëve aktivë, që kanë vendosur për arsye të ndryshme që të zhvillojnë karrierën në privat, i japim mundësinë të rikthehen në Forcat e Armatosura me misione specifike dhe të japin kontributin e tyre për misione specifike me detyrime gjithashtu që mund të mbulojnë misione paqeruajtëse apo në rajon”, tha Vengu.
“Ne synojmë që fillim fillimviti i ri të na gjejë duke hedhur hapat e para drejt krijimit të Forcës Rezerviste. Kemi një mbështetje dhe një paketë financiare dhe të konsiderueshme prej 15.5 milionë euro për këtë forcë. Në këtë mënyrë kthehemi sipas standardeve të NATO-s”, theksoi shefi politik i ushtrisë shqiptare.
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...
LDK uron Kurban Bajramin: Qoftë kjo festë ditë gëzimi, mirëk...
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë