Një grua ka raportuar në polici se një person e ka ngacmuar atë me mesazhe dhe e ka ndjekur vazhdimisht me veturë gjatë dy viteve të fundit.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur nga viti 2022 deri në vitin 2024 në Prishtinë.
Gjithashtu, bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 2022-2024. Më 29.10.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, përgjatë dy viteve e ka ngacmuar me mesazhe dhe e ka përcjellë në vazhdimësi me veturë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
FBK obligon Sigal Prishtinën dhe Pejën të organizojnë kuvend...
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Dembele për Enriquen: Nëse nuk vrapon, të ul në stol
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...