Kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen e radhës të Kosovës ndaj Rumanisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kjo ndeshje do të luhet me 15 nëntor në Bukuresht të Rumanisë, shkruan Arbresh.info.
Kështu ka bërë të ditur sot Federata e Futbollit të Kosovës, përmes një njoftimit të lëshuar në rrjetet sociale.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Rumania – Kosova (për sektorin e tifozëve të Kosovës), në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila zhvillohet më datë 15 nëntor 2024, ora 20:45, në “National Arena” ne Bukuresht.
Ato mund t’i blini përmes platformës online të Federatës rumune në linkun e mëposhtëm:
https://bilete.frf.ro/ev42879?evitoken=KOSOVO
Linku do të jetë aktiv deri të premten më datë 8 nëntor 2024, 17:00”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kujtojmë se kjo ndeshje është vendimtare për pozitën e parë në tabelën e Ligës C të Kombeve, grupi 2, aty ku ndodhen edhe Qipro e Lituania./Arbresh.info
Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Lezhë, probleme me e...
De Zerbi favorit për ta marrë postin e trajnerit të Spurs
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
“Plisat” mbështesin protestën e 17 shkurtit: Ata...
Tottenham shkarkon nga detyra trajnerin
Besnik Salihu dënohet me 25 vjet burgim për vrasjen në Dumni...