Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar kryetarin e Suharekës, Ukë Bytyçin në 22 vjetorin e vrasjes.
Osmani për Bytyçin tha se ishte një lider i besueshëm dhe vizionar, rrugëtimi i të cilit u ndal mizorisht, përcjell Arbresh.info.
”22 vjet më parë humbëm Ukë Bytyçin, kryetarin e përkushtuar të Suharekës, atdhetarin e palodhur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ai u vra së bashku me dy përcjellësit e tij, Bafti Bajrami e Bajram Bytyçi. Guximi, urtësia dhe vendosmëria e bënë Ukë Bytyçin një lider të besueshëm e vizionar, hovi i të cilit u ndal mizorisht, duke e lënë në gjysmë angazhimin e tij për mirën e qytetarëve të Suharekës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ukë Bytyçin!”, tha Osmani./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron