Kanë përfunduar të gjitha takimet e xhiros së 10-të në Ligën e Parë të Kosovës tek të dyja grupet.
Grupi A, po sjell përballje mjaft interesante nga java në javë dhe rezultatet befasuese, shkruan Arbresh.info.
Këtë fundjavë derbi kryesor u zhvilluar në Mitrovicë, ku Trepça mposhti Lirinë me rezultat 3-0, ndërkohë skuadra tjetër mitrovicas, Trepça 89’ u ndal me barazim 2-2 nga Istogu.
Drenica gjithashtu barazoi pa gola në Pejë ndaj Besës, kurse Vëllaznimi mposhti Mitrovicën minimalisht 1-0.
Në takimin tjetër Rilindja 1974 barazoi 3-3 ndaj Rahovecit.


Kurse në grupin B, liderja, Prishtina e Re këtë javë është njoftuar me barazimin e parë këtë edicion.
Bardhekaltrit u ndalën nga 2 Korriku me rezultat 1-1, Dinamo fitoi derbin ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3-2, rezultat pozitiv arriti edhe Vushtrria që mposhti Ramiz Sadikun 2-0.
KEK-u arriti të marr në fitore bindëse ndaj Kikës në udhëtim me rezultat 0-3 dhe Flamurtari triumfoi ndaj Vjosës me rezultat 2-1, për të regjistruar fitoren e dytë këtë edicion./Arbresh.info


Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër