Sergio Aguero ka përmendur Manchester Cityn, Barcelonën dhe Arsenalin si tri ekipet favorite për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Formati i ri i Ligës së Kampionëve ka filluar të marrë formë me 36 skuadrat pjesëmarrëse që tashmë kanë zhvilluar nga tri ndeshje secila.
Klubet angleze kanë shijuar një fillim sensacional, me Aston Villan, Liverpoolin dhe Man Cityn që momentalisht kanë okupuar tri vendet e para në tabelë.
Arsenali është në pozitën e nëntë por me pikë të barabarta me Manchester Cityn e vendit të tretë, me Real Madridin që pozicionohet në pozitën e 12-të.
“Ky është një format i ri i Ligës së Kampionëve dhe mendoj se ky vit do të jetë plotë me befasi. Ky format mund t’i ndihmojë skuadrat e vogla të shkëlqejnë dhe të kualifikohen tutje”.
“Kjo gjithashtu mund t’i komplikojë gjërat gjithashtu për skuadrat më të mëdha që të kualifikohen”.
“Unë gjithmonë kam besuar se favoriti për ta fituar këtë garë është Manchester City dhe pastaj Real Madridi, por e shoh si një kandidat të fortë edhe Arsenalin”.
“Sidoqoftë, shpresojë që Man City dhe Barcelona të mund të triumfojnë këtë sezon. Edhe pse e shoh Cityn duke vuajtur në disa ndeshje këtë sezon në Ligën Premier, është klubi i njëjtë të cilin e njohim, që kontrollon ndeshjet nga fillimi deri në fund”, ka thënë Aguero./Telegrafi/
Albulena Haxhiu zgjedhjet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Kurti thotë se kësaj here kryetarja e Kuvendit do të votohet...
Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës
Avokati Dixon: Kemi ngelur në duar të thashethemeve- asnjë p...
Fatmir Spahiu nuk do të jetë ministër i Kulturës
Policia shton kontrollet ndaj kamionëve dhe autobusëve në Pr...