Hezbollahu ka paralajmëruar banorët në 25 qytete në veri të Izraelit që të evakuohen menjëherë – urdhri i tij më i madh që nga fillimi i luftimeve aktuale.
Bëhet e ditur se grupi militant me bazë në Liban – i cili mbështetet nga Irani dhe konsiderohet grup terrorist nga Britania e Madhe dhe SHBA-ja – tha se qytetet janë bërë objektiva legjitime.
“Të gjithë banorët e vendbanimeve të përmendura në këtë deklaratë janë kërkuar që të evakuohen menjëherë”, thuhet në deklaratën e militantëve, shkruan skynews.
“Vendbanimet tuaja janë kthyer në terrene organizimi dhe raportimi për trupat ushtarake të armikut që po sulmojnë Libanin”, shton ajo.
“Si rezultat, ato janë bërë objektiva legjitime ushtarake për forcat ajrore dhe raketat e rezistencës islame”, vazhdon deklarata e Hezbollahut.
Siç raportohet, grupi lëshoi gjithashtu një paralajmërim të ngjashëm për disa komunitete në Lartësitë Golan të pushtuara nga Izraeli. /Telegrafi/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...