Këngëtari dhe kantautori i njohur, Alban Skënderaj ngjitet sonte në skenën e Festivalit të Këngës së Radiotelevizionit të Kosovës.
Ai do të performojë në natën finale të edicionit të dytë të ngjarjes muzikore.
Skënderaj është i njohur për krijimet e tij unike dhe përfshirjen e audiencave të ndryshme në muzikën e tij. Supriza do të ketë edhe me figura e personalitete të tjera.
Ndërkohë, sonte juria do të vendosë se cilat nga nëntë këngët finaliste do të kurorëzohet fituese dhe do marrë trofeun Diamanti Blu”.
Në finalen e madhe do të paraqiten Arnite Kastrati me “Blla blla”, Besmir Shishko me “Unë Ajo”, Rei Bezhani me “Zonjë tradhti”, Endrit Krasniqi me “Flasë me gjethen”, Ardit Stafaj “Faji”, Greta Azizi me “Veres”, Dea Strica me këngën “N’Shqipni”, Agim Poshka me “Ndarja erdhi”, Blendi Kaso me “Një të vetme ka në jetë”./rtk/
Tronditet Spanja: 25-vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe ...
Hargreaves takon Radoniqin, i jep mbështetje për zgjedhjet e...
Rama ndan mirënjohje për mjekët familjarë në Ditën Botërore ...
Bellingham në krizë forme para Botërorit
Kurti: Kosova e hapur për investime dhe partneritete serioze...
Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – n...