Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do ta vijojë turin e takime me diasporën në New York ku në ekranet gjigante të Times Scuare ka nisur të shfaqet njoftimi këtij takimi. Vetë kryeministri publikoi këtë koment në rrjetet sociale.
“Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës. Krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme, të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian”, thotë Rama, shkruan Arbresh.info.
Ky takim në New York vjen në një kohë kur me ndryshimet e kodit zgjedhor shqiptarët në emigracion do të mundë të votojnë në zgjedhjet e 2025.
“Të shtunën 26 tetor, në të parin takim pas vendosjes të së drejtës së çdo shqiptari jashtë Shqipërisë, për të zgjedhur drejtimin dhe udhëheqjen e vendit për katër vitet e ardhshme duke votuar nga aty ku banon jashtë atdheut”, shprehet ai./Arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...