Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në festën tradicionale “Dita e Gështenjës që organizon Komuna e Deçanit.
Haradinaj ka thënë se Gështenja është një pasuri e çmuar dhe simbol i traditave tona, shkruan Arbresh.info.
“Gështenja, kjo pasuri e çmuar natyrore e Deçanit, është më shumë se një frut – ajo është një simbol i vazhdimësisë së traditave tona. Për breza të tërë, ajo ka qenë pjesë e pandarë e jetës së deçanasve, duke dëshmuar lidhjen e fortë që kemi me tokën dhe trashëgiminë tonë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shpreh mirënjohje për kryetarin Ramosaj për përkushtimin e tij ndaj atyre që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit.
“Sot, në festën tradicionale “Dita e Gështenjës”, një ngjarje që nderon punën e palodhur të fermerëve, shpreha mirënjohjen ndaj kryetarit Ramosaj për përkushtimin e tij dhe ndaj të gjithë atyre që kontribuojnë në zhvillimin e Deçanit. Angazhimi i tyre për të promovuar potencialin e kësaj zone është frymëzues”, është shprehur Haradina./Arbresh.info/
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës