Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ky subjekt politik nuk pranon të zbatojë asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën.
Sipas Hazirit, draft dokumenti i Marrëveshjes së Ohrit në këtë fazë është dokument evropian dhe në momentin që vendoset në qeveri bëhet dokument i Kosovës, e që nuk quhet më evropian.
“Ne kemi disa javë që e themi se marrëveshje të keqe nuk mundemi të zbatojmë. Baza e marrëveshjes është 27 shkurti në Bruksel. Draft dokumenti në këtë fazë është dokument evropian kjo është kleçka se në momentin që vendoset në qeveri bëhet dokument i Kosovës nuk quhet më evropian. Ne sot e kemi bërë të ditur pa ndodhur 9 shkurti ende, ne iu kemi thënë të gjithë partnerëve tonë që për LDK-në ky dokument nuk mundet si i tillë të procesohet se qeveria Kurti e ka humbur legjitimitetin ka bërë komente dhe është mbyllur. Qeveria e re me mandate të ri ka të drejtë legjitime të kërkojë fjalën e vet në dokumentin e fundit”, ka thënë ai në tëvë1.
Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...