Francesco Camarda u bë lojtari më i ri italian që bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve dhe madje shënoi për Milanin kundër Club Brugge, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje pas një kontrolli të VAR.
Sulmuesi italian Camarda bëri sërish histori të martën, duke u bërë debutuesi më i ri italian në Ligën e Kampionëve me 16 vjet e 226 ditë.
Rekordi i mëparshëm i përkiste Moise Kean, i cili debutoi në këtë garë me Juventusin në moshën 16 vjeç e 267 ditë.
Madje Camarda gjeti rrjetën pak minuta pas futjes së tij nga bankina në pjesën e dytë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje pas një kontrolli në VAR.
Sulmuesi italian hoqi fanellën për të festuar dhe u ndëshkua me karton të verdhë gjithashtu.
Nëse goli do të kishte qëndruar, Camarda do të ishte bërë golashënuesi më i ri i Milanit në Ligën e Kampionëve.
Milani festoi në fund, duke fituar 3-1, e që ishte fitorja e parë e tyre, pas dy humbjeve ndaj Bayer Leverkusen dhe Liverpool./Telegrafi/
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...
Sami Lushtaku pas akuzave të Kurtit se deshi t’ia godas esko...
Kurti: Kryetari i Skenderajt tentoi ta godiste veturën time ...