Real Madridi nesër e luan ndeshjen e tretë në kuadër të Champions League këtë sezon ndaj Dortmundit.
Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti do të mundohet të rikthehet tek fitorja pas asaj humbjes në xhiron e dytë nga Lille, shkruan Arbresh.info.
Para këtij takimi në konferencë për media ka folur portieri belg, Thibaut Courtois.
Ai u shpreh se kjo nuk është ndeshje aspak e lehtë duke marr parasysh ndeshjen e shumëta këtë sezon, mirëpo fitoren e sheh si obligim.
Gjëja më e rëndësishme është të jemi të bashkuar si ekip, të sakrifikojmë për njëri-tjetrin dhe të japim gjithçka. Mendoj se në këtë format të ri të Ligës së Kampionëve, veçanërisht pas humbjes nga Lille, është e rëndësishme që ne të mposhtim Borussia-n nesër.
Pas dy ndeshjeve Reali ka një fitore e një humbje kurse Dortmundi është i pamposhtur në dy ndeshjet e para./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...