Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se ka themeluar Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës.
Siç thuhet në komunikatën për media, themelimi i këtij rrjeti është bërë vikendin që shkoi pas shqetësimeve dhe kërkesave të gazetareve, përcjell Arbresh.info.
“Koleget prezente propozuan e votuan Bordin Këshillëdhënës të këtij Rrjeti, i cili ka në përbërje tri super gra të dëshmuara në gazetari si: Leonida Molliqaj – redaktore në QIKA, Gentiana Begolli Pustina – udhëheqëse e Departamentit për Komunikim dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në RTK, si dhe gazetaren nga Klan Kosova, Qëndresa Tërshani. Masha Mileusniq e ndau përvojën e saj si mentore e themelueseve të këtij rrjeti ku foli më gjërësisht për rëndësinë dhe praktikat më të mira të funksionimit të rrjeteve të grave gazetare”, thuhet në komunikatë.
AGK bën të ditur misioni i këtij Rrjeti është krijimi i një ambienti gjithëpërfshirës për gratë që punojnë në medie, parandalimin e përdorimit të gjuhës seksiste dhe mizogjene në diskurs publik, si dhe krijimi i një hapësire të sigurt për adresimin e problemeve që hasin në vendin e punës apo gjatë punës në terren.
“Rrjeti është i hapur për anëtarësim të secilës grua që punon në sektorin medial, dhe i inkurajojmë të gjithë koleget që të anëtarësohen në këtë Rrjet, në mënyrë që të kontribuojmë sa më shumë në përmirësimin e pozitës së gruas në vendet e punës, por edhe në diskursin publik. I falënderojmë përzemërsisht për kontributin e dhënë kolegeve prezente në këtë takim të parë të këtij Rrjeti, si dhe mbështetjen e padiskutueshme të dhënë nga British Council Kosovo, NDI Kosovo, OSCE Mission in Kosovo dhe European Union in Kosovo”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...