Xhiro e nëntë në Albi Mall Superligë ka filluar të premten, derisa janë zhvilluar tre ndeshje deri më tani.
E ditën e sotme në program janë për t’u zhvilluar edhe dy takime të tjera shumë interesante.
Padyshim që vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Suharekë, ku zhvillohet derbi i qytetit mes Ballkanit dhe Suharekës.
Është hera e parë që këto dy skuadra përballen në Superligë dhe pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar.
Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini është nikoqir i Llapit.
Të dyja sfidat e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar zhvillohen me fillim nga ora 13:00./Telegrafi/
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë