Paris Saint-Germain ka triumfuar 4-2 në shtëpi ndaj Strasbourgut në kuadër të javës së tetë në Ligue 1.
Pas 18 minutash lojë, Senny Mayulu kaloi parisienët në epërsi me një asistim të Bardley Barcolas.
Ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë, deri në të dytën u shënuan edhe tre të tjerë.
Marco Asensio e dyfishoi epërsinë e PSG-së kur realizoi në minutën e 47-të.
Mysafirët ngushtuan epërsinë e vendasve me golin e shënuar nga Mara (58’).
Por, Barcola nuk lejoi befasi dhe realizoi për 3-1 në minutën e 66-të.
PSG vazhdon si lider me 20 pikë, aq sa ka edhe Monaco, ndërsa në javën e nëntë takohet me Marseillen. /Telegrafi/
Trump vendos tarifa të reja doganore për ilaçet e importuara
Palestra e Chicago Bulls kthehet në arenë shqiptare me “Xham...
Qeveria e risjell për miratim projektligjin për produktet ba...
Qeveria miraton projektligjin për sigurime shëndetësore në K...
Qeveria miraton Projektligjin për lehtësimin e rikthimit të ...
Prokuroria Speciale hedh poshtë kallëzimin penal të LDK-së n...