Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet për një grabitje që e kishte kryer më 29 shtator të këtij viti në Graçanicë.
Policia tha se kishte nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore që nga dita e raportimit, teksa identifikimi i të dyshuarit është bërë tek sot.
“Puna e hetuesve policor, të cilët që nga dita e raportimit kanë ndërmarrë veprimeve operative e hetimore, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar: – I.J . mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje, policia tha se personi i dyshuar, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Arbresh,info/
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...