Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është mbyllur konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj. Për 300 vende të hapura për pranimin e rekrutëve të rinj, kanë aplikuar 1658 persona.
Forcës së Sigurisë së Kosovës shumë shpejt pritet t’i bashkohen 300 rekrutë të rinj. Kjo pasi konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj është mbyllur.
Ministria a Mbrojtjes ka bërë të ditur se nga 300 vende të hapura për pranimin e rekrutëve të rinj, kanë aplikuar 1658 persona.
“Konsiderojmë se është mirë për ne kur ka të interesuar në këto zhvillime të sotshme globale në të cilat shtetet tjera përballen me këto problematika”, tha Shemsi Syla,zëvendësministër i Mbrojtjes.
Sipas Sylës, FSK është në rrugë të mirë të plotësimit e kushteve të fazës transitore, në të cilën po kalon ushtria.
“Gradualish po e kompletojmë dhe po e plotësojmë një kusht që e kemi, për t’i bërë kapacitet e plota në fund të një mandati që ne e kemi një fazë transitore. Kjo flet shumë se ne po i plotësojmë kapacitet tona në aspektin e burimeve njerëzore si kusht paraprak për t’i plotësuar kapacitet e plota”, tha Syla
Procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake ka hyrë në vitin e gjashtë të planit dhjetëvjeçar të transicionit./RTK
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...