Në pjesën veriore të Mitrovicës, afër urës së Ibrit, janë shfaqur grafite të reja.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar shefi i operativës rajonale për Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza.
“Një grup i grave i ka vendosur këta postera, janë vendosur në disa vende në Mitrovicë të Veriut, si një lloj aksioni ose proteste e tyre”, tha Fejza.
Këto grafite ilustrojnë Policinë e Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje kinse duke monitoruar fëmijët dhe produktet serbe.
Në fotografitë e publikuara të posterave, shfaqet një pjestar i Policisë së Kosovës, një pastruese me logon e Vetëvendosjes që po fsheh ‘Plazma’, dhe një huligan që mban një ‘Plazma’ në dorë.

Këto postera u vendosën disa ditë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndryshuar rregullat e hyrjes së mallrave serbe në vend. Qeveria vendosi që në pikën kufitare të Merdarës të lejohet hyrja e mallrave serbe, por me kontrolle të rrepta përmes skanerëve.
Megjithatë, ndryshe nga Merdara, në pikat e tjera kufitare hyrja e mallrave serbe vazhdon të jetë e ndaluar./Arbresh.info


Shoqata e Gjyqtarëve reagon ndaj presioneve publike: Deklara...
AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licenc...
Foda publikon listën për dy miqësoret ndaj Çekisë dhe Andorr...
ATK prezanton reformat tatimore të Kosovës në konferencën në...
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitë...