Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari, është shprehur tejet i lumtur që ishte pjesë e Dardanëve për dy ndeshjet e muajit tetor.
Kosova mundi Lituanin (1-2) dhe udhëtim, derisa në ‘Fadil Vokrri’ deklasoi Qipron (3-0), ndeshje këto të zhvilluara në kuadër të Ligës së Kombeve.
Jashari, i cili bëri paraqitje fantastike në fitoren ndaj qipriotëve, përmes rrjeteve sociala, ka thënë se ndihet krenar që përfaqëson shtetin e tij.
“Gjithmonë i lumtur dhe krenar që përfaqësoi vendin tim. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Forca Kosova!”, ka shkruar Jashari.
Kujtojmë se 26-vjeçari luan në Ukrainë te skuadra e LNZ Cherkasy, ku ka zhvilluar nëntë ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asiste./rtk/
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...